Jo rrallëherë vozitës të shumtë janë parë duke qarkulluar me automjete në anën e kundërt të magjistralen Podujevë – Prishtinë, shkruan Llapi.info.

Shumë prej tyre rrezikonin të tjerët në këtë rrugë nacionale, pasi shpejtësia ishte e madhe. Por, siç duket edhe Policia s’po u përmbahet rregullave të komunikacionit përgjatë kësaj rruge.

Sot, një veturë e Policisë së Kosovës është parë teksa frekuentonte këtë rrugë por jo në mënyrën e rregullt, pasi që në fshatin Gllamnik PK-ja qarkullonte në anën e kundërt. Sipas videos që lexuesit e kanë dërguar në adresë të Llapi.info, shihet se automjeti ka qenë në intervenim, por edhe pjesa në të cilën është dashur të jetë kjo veturë ka qenë e lirë për qarkullim.

Duhet potencuar se shpeshherë vozitësit janë ankuar për mungesë të shenjave të komunikacionit në këtë magjistrale, gjersa punimet në të ende s’janë përfunduar./Llapi.info