Qeveria e Kosovës në detyrë ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për ndërmarrjen e masave për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së koronavirusit, ka miratuar vendimin që ndalon qarkullimin e qytetarëve dhe automjeteve private gjatë orës 17:00-06:00 përveç nevojave mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale, dhe për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhim të pandemisë, ku përfshihet menaxhmenti dhe personeli esencial qeveritar dhe komunal nga këta sektorë shëndetësi, siguri dhe administratë shtetërore.
Qeveria po ashru ka marrë vendim të ndaloi qarkullimin i qytetarëve në zonat (sheshet) e hapura të qyteteve të Republikës së Kosovës, përveç banorëve të këtyre zonave dhe personave të autorizuar nga organet përkatëse.
“ Barnatoret e licencuara në Republikën e Kosovës ushtrojnë veprimtaritë e tyre prej orës 06:00-17:00. Pas orës 17:00 veprimtaria e tyre do të organizohet përmes kujdestarisë. Barnatoret kujdestare do të përcaktohen nga Ministria e shëndetësisë/AKPPM në koordinim me Odën e Farmacistëve të Kosovës (OFK) dhe komunat përkatëse/autoritetet komunale. Shkelësit e këtyre masave të përcaktuara me këtë Vendim do të ndëshkohen sipas dispozitave ligjore në fuqi”, thuhet në vendimin e Qeverisë