Gjatë ditës së djeshme, Qeveria e Kosovës mori vendim për ndryshimin e orës policore për lëvizjen e qytetarëve dhe të automjeteve, njofton Llapi.info.
Vendimi ndalon qarkullimin e qytetarëve dhe automjeteve private gjatë orës 17:00-06:00.
Sipas këtij vendimi, barnatoret e licencuara në Republikën e Kosovës ushtrojnë veprimtaritë e tyre prej orës 06:00-17:00. Pas orës 17:00 veprimtaria e tyre do të organizohet përmes kujdestarisë.
Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë ka publikuar listën e barnatoreve nëpër të gjitha qytetet e Kosovës të cilat do të punojnë.
Sipas kësaj liste, barnatorja “Aspirin” do të jetë sonte në dispozicion për qytetarët e Komunës së Podujevës.
Barnatoret kujdestare çdo ditë do të ndërrohen dhe listat do të publikohen nga Ministria e Shëndetësisë.