Foto ilustrim

Dje në fshatin Zhiti të Podujevës, janë gjetur mbetje mortore e që Policia e Kosovës dyshon që janë të njeriut, transmeton Llapi.info.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në një livadh të fshatit, kishte hasur në disa eshtra që dyshohet të jenë të njeriut”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Tutje, theksohet se njësia përkatëse policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka marrë eshtrat dhe ka dërguar në IML për ekzaminim të mëtutjeshëm.

“Rasti është duke u hetuar”, përfundon raporti./Llapi.info