Edhe tre të dyshuar janë shoqëruar në stacionin e Policisë në Podujevë, pasi që të njëjtin s’e kanë respektuar vendimin e Qeverisë për ndalesën e qarkullimit për shkak të virusi COVID-19, njofton Llapi.info.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, të dyshuarit janë liruar me urdhër prokurorit.
“Rr. Skenderbeu, Podujevë 02.04.2020-21:30. Nga njësiti policor në rrugë me veturë janë hasur tre të dyshuar meshkuj kosovar të cilët nuk e kishin respektuar urdhrin e qeverisë për ndalesën e qarkullimit për shkak të virusit Covid -19. Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit rasti kalon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.
Ndërkaq, Policia e Kosovës ka ndaluar 34 persona në 24 orët e fundit në gjithë Kosovën, për shkelje të masave që kanë të bëjnë me kufizimin e lëvizjes shkaku i pandemisë së koronavirusit./Llapi.info