Komuna e Podujevës u ka vazhduar karantinimin për fshatrat Dumnicë e Poshtme, Dumnicë e Epërme dhe Llaushë, njofton kumtesa komunale, transmeton Llapi.info.

Njoftimi është dhënë nga Shtabi Emergjent i kësaj komune i cili ka ftuar për durim banorët e këtyre tri fshatrave.

Sipas tyre vendimi është marrë pas rezultimit pozitiv në testin e së premtes të familjares së infektuar nga familja Haliti në Dumnicë. Shtabi emergjent i kësaj komune thotë se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka vendosur që masa e karantinës të vazhdojë deri në shërimin e pacientes.

“Komuna do të vazhdojë të ndërmarrë të gjitha masat që banorët e këtyre tri fshatrave të kenë furnizim të rregullt me ushqim dhe të kenë të gjitha shërbimet e nevojshme”, theksohet në njoftim./Llapi.info