Mikrobiologu Lul Raka ka bërë edhe një herë që të qëndrohet në shtëpi dhe të mos bëhen lëvizje të panevojshme pasi që rreziku për përhapjen e Covid-19 është shumë i madh.

Raka nëpërmjet nëpërmjet një postimi në Facebook, ka bërë apel tek qytetarët që të dalin vetëm kur kanë nevoja esenciale, të ruajnë distancën dhe të qëndrojnë në shtëpi.

Ky është postimi i plotë i Rakës:

TI MUND TA PËRHAPËSH VIRUSIN EDHE NËSE NUK KE FARE SHENJA DHE SIMPTOMA TË SËMUNDJES!!

• Dilni jashtë vetëm për të blerë bukë, ushqim, barna dhe për të shkuar në punë (nëse jeni duke punuar në shërbimet publike vitale);
• Nëse keni dalur jashtë, mbani distancën prej së paku 2 metra nga çdokush që ju afrohet;
• Pastroni duart me ujë e sapun posa të vini në shtëpi;
• Mos shkoni në vizita te familjarët e as te miqtë.

25% E NJERËZVE TË INFEKTUAR ME KORONAVIRUS NUK KANË FARE SHENJA AS SIMPTOMA TË SËMUNDJES!
EDHE TI MUND TË JESH NJËRI NGA TO, OSE MUND TË JETË PERSONI ME TË CILIN PO QËNDRONI TANI!

RRI N’SHPI!