Foto Ilustrim

Edhe një person është shoqëruar në stacionin policor të Podujevës, pasi që i njëjti s’e ka respektuar vendimin rreth parandalimit të pandemisë, njofton Llapi.info.

“Rr. Skënderbeu, Podujevë 03.04.2020 – 08:40. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin rreth parandalimit të pandemisë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thotë PK.

Ndërkohë, 27 persona janë ndaluar në 24 orët e fundit në Kosovë për mosrespektim të rregullave për parandalimin e COVID-19./Llapi.info