Dy persona janë arrestuar në Podujevë, e më pas janë liruar, pasi që të njëjtit s’e kanë respektuar vendimin e Qeverisë për kufizim të lëvizjes, njofton Llapi.info.
Arrestimi i tyre është bërë në dy raste të ndara, derisa të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Rr. Xhemajl Mustafa, Podujevë 04.04.2020 – 10:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull K, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuar është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 04.04.2020 – 21:08. Është arrestuar i dyshuari mashkull K, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuar është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thekson raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës.
Vlen të theksohet se vetëm përgjatë 24-orëve në Kosovë janë arrestuar 30 persona./Llapi.info