Zyrtari i Ministrisë së Shëndetësisë i prekur me koronavirus, ka thënë për KOHËN se nuk nuk ka asnjë informacion se ku mund të jetë infektuar, por ka shtuar se tash e tri javë është duke punuar pa orar në parandalimin e përhapjes së pandemisë në Kosovë.
Ai vjen nga Drenasi, por thotë se në vendlindje nuk ka shkuar për tri javë.
Ai është rast i djeshëm, i raportuar nga IKSHPK-ja.
“Mund t’ju konfirmoi se tani e 3 javë nuk kam qenë në Drenas, si rezultat i punës pa orar në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë. Nga realisht e kam marr virusin nuk e di, tashmë të gjitha të dhënat i kam deponuar në IKSHPK dhe të njëjtit janë duke e trajtuar rastin. Për informimin e të gjithëve ka 3 javë që s’kam pas asnjë kontakt me familjen apo ndonjë qytetar të Drenasit”, ka thënë zyrtari i prekur me koronavirus.