Në mesin e të infektuarve me koronavirus në Kosovë është edhe një 1 vjeçar.
Infektologu, Sali Ahmeti, ka konfirmuar për klankosova.tv se gjendja e fëmijës është e mirë dhe stabile.
“Gjendja e fëmijës është e mirë, në dukje nuk vërehet se është sëmurë, nuk ka nevojë për ndonjë ndihmë mjekësore, ushqehet dhe qëndron mirë. Bashkë me fëmijën është infektuar edhe nëna e tij që po qëndron bashkë me të në Infektivë”, deklaroi Ahmeti.
Kujtojmë se numri i të prekurve me koronavirus në vend ka shkuar në 170 si dhe katër viktima.