Asgjë nuk lanë në vendin e vet.
Por as asnjë send nuk e morën e morën me vete.
Personat që e vandalizuan shkollën “Ali Hadri” në Peran të Podujevës u larguan duke lënë gjithçka për tokë, por dëme të tjera nuk shkaktuan.
Një ditë pas kësaj ngjarjeje, objekti është pastruar, e ca dëme të vogla janë sanuar, njofton Klan Kosova.
Por përveç materialeve shkollore, u dëmtuan edhe ato zgjedhore të cilat nuk u përdorën pas anulimit të zgjedhjeve lokale në Podujevë.