Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli thotë se akuzat për marrëvesh sekrete me Serbinë i dëmtuan marrëdhëniet me SHBA-në.
“VV ka vu në pikëpytje raportet me SHBA-në që janë realitet. Mjafton të shiqoni kursin, por edhe qasja tradicionale e LVV është shumë dyshime nfaj SHBA-së. Gabimi i dytë që e shkakton VV sa herë i duhet primat elektorat është qasja ndaj SHBA-së, për faktin se e kanë një frikë”, ka thënë ai në Klan Kosova- transmeton Indeksonline.
Sipas tij, LVV nuk ka pasur guxim e as dijeni për të luftuar korrupsionin.
“Pozicioni ynë është shumë i qartë ne kemi qenë të bindur përvec mashtrimit nuk ka substancë tjetër, nuk ka guxim nuk ka dijeni të luftojë luften kundër korrupsionit. Emërimet e bordeve, shihni tash emëron militantet që janë më të kalibruar si Lëvizje Vetëvendosje”, tha ai.
“Na duhet unifikim për çështje nacionale, ndarja jonë e fuqizon Serbinë. Loja me tok fjalësh politke, me manipulime mund të krijojë primat mrenda, por jashtë po e dëmton Kosovën”, tha Veseli.