Foto ilustrim

Një rast dhunë në familje është regjistruar mëngjesin e djeshëm në qytetin e Podujevës, njofton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, një person është arrestuar me të meta psiqike, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj familjarëve të tij.

“Podujevë, 08.04.2020 – 09:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me të meta psiqike, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj familjarëve të tij. I njëjti është dërguar në Spitalin e Psikiatrisë, për tretman mjekësor dhe më pas me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thotë PK./Llapi.info