Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar se të gjithë qytetarëve të Kosovës të cilët qëndrojnë në Gjermani dhe ju ka skaduar viza kanë të drejtë të vazhdojnë qëndrimin e tyre deri më 30 qershor 2020.

“Me vendim të Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë nënshkruar nga Ministri Seehofer, të gjithë shtetasit e huaj që janë në Gjermani me vizë Schengen- dhe kjo u ka skaduar – kanë të drejtë të qëndrojnë në deri me datën 30 Qershor 2020.
Vendimi vlen edhe për shtetasit e Republikës së Kosovës që janë në këtë shtet”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

❗️Njoftim❗️Me vendim të Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë nënshkruar nga Ministri Seehofer, të gjithë shtetasit e…

Gepostet von Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani/Botschaft der Republik Kosovo am Freitag, 10. April 2020