Autoritetet në Spanjë kanë raportuar për 510 vdekje si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit, njofton Reuters.

Ky është numri më i vogël i vdekjeve brenda një 24-orëshi që nga 23 marsi, kur ishin regjistruar 462 raste me fatalitet, transmeton KOHA.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në këtë vend është rritur në 16.353 nga 15.843 sa ishte një ditë më herët. Të infektuar janë 161.851 persona. Një ditë më herët ishin 157.022.

Aktualisht në botë, sipas të dhënave të fundit, janë 1.710.148 të infektuar. Kanë vdekur 103.506 persona.

SHBA-ja është bindshëm vendi më i goditur me mbu gjysmë milioni të infektuar dhe gati 19 mijë të vdekur.