Komuna e Malishevës e cila është prekur më së shumti deri më tani nga Virusi korona, po ballafaqohet edhe me problemin e pickimit nga rriqnrat.

Instituti Kombëtar në bashkëpunim me Komunën e Malishevës kanë njoftuar se sot është regjistrua fillimin e pickimeve të rriqrave.

“Sot në QKMF Malishevë profesionistët shëndetësor kanë raportuar për 17 pickime”, thuhet në njoftim.

IKSHPK dhe QKMF Malishevë apelojnë për kujdes dhe rekomandojmë qytetarët për sivjet:

  1. Mos qëndroni gjatë dhe pa nevojë në livadhe dhe vende me shkurre,
  2. Nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në këto vende vesh rroba të gjata dhe pantallonat futni në çorapë,
  3. Duhet të përdorni preparate me të cila lyejmë pjesët e trupit të cilat i dëbojnë insektet nga trupi i njeriut e sidomos në pjesët e zbuluara të trupit, (shuplakat, qafën),
  4. Kontrolloni trupin mos keni ndonjë rriqër gjatë qëndrimit në vatër,
  5. Kontrolloni përsëri trupin pas largimit nga livadhi apo vendet me shkurre,
  6. Nëse keni rriqër në trup ofrohuni në qendrën më të afërt mjekësore sa më shpejt,
  7. Kositja e barit të bëhet në vazhdimësi (oborr dhe livadhe),
  8. Pastrimi dhe dezinfektimi i stallave të bëhet në vazhdimësi,
  9. Mbajtja e higjienës personale në nivelin më të lartë.