Ndeshja gjysmëfinale e Ligës së Kombeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës ishin paraparë të zhvillohet në muajin mars.

Por pas shpërthimit të pandemisë Covid-19, kjo ndeshje ishte shtyrë për muajin qershor.

Disa ditë më vonë UEFA mori vendim që takimi mos të luhet as në qershor duke e shtyrë për një datë që do të njoftonte më vonë.

Ka qenë tabolidi anglez Daily Mail që ka konfirmuar se shtëpia më e madhe e futbollit evropian po mendon që ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kombeve t’i lë në muajin tetor.

Edhe pse një gjë e tillë duket shumë e vështirë duke parë orarin e ngjeshur të ndeshjeve, UEFA po punon me përfaqësueset e përfshira në ndeshjet gjysmëfinale për një orar të ri.

Besohet se gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve do të zhvillohen në tetor, ndërsa ndeshjet finale në muajin nëntor.

UEFA do të duhet të bëjë mirë llogaritë për këto takime, pasi dihet tanimë se edicioni i ri i Ligës së Kombeve fillon në shtator.

Përfaqësuesja e Kosovës në edicionin e ri të Ligës së Kombeve do të jetë në Grup me Slloveninë, Greqinë dhe Moldavinë.

Dardanët e nisin këtë kampanjë me 3 shtator në udhëtim te Moldavia, ndërsa tri ditë më vonë në Prishtinë presin Greqinë.