Teksti i shkruara me dorë nga Paul McCartney për këngën e The Beatles “Hey Jude” është shitur në ankand për 910.000 dollarë.
Një blerës anonim i bleu dorëshkrimet për gati gjashtë herë më shumë sesa vlerësimi prej 128,000 funte.
Sir Paul shkroi hitin e vitit 1968 për të ngushëlluar të riun Julian Lennon pas divorcit të prindërve John dhe Cynthia.
“Unë isha mik i mirë me Julianin. Isha duke dalë nga makina ime duke kënduar pa dyshim këtë këngë ‘Hej Jules, mos e bëj keq …’. Atëherë mendova se një emër më i mirë ishte Jude – pak më shumë kauntri për mua”.
Fleta e tekstit ishte në mesin e më shumë se 250 artikujve në ankand për të shënuar 50 vjetorin e ndarjes së grupit që vinte nga Liverpool-i.