Zyrtarisht mbi 110 mijë njerëz kanë vdekur në botë nga virusi korona.
Kjo bëhet e ditur në Worldmeters, ku aktualisht janë 1,797,518 persona të infektuar, 110,075 të vdekur dhe 412,129 të shëruar, njofton Klan Kosova
Shtetet e Bashkuara të Amerikës prijnë me numrin e të vdekurve ku deri tani kanë vdekur 20,637 persona, teksa janë infektuar 534,494 persona teksa 30,548 njerëz janë shëruar.
Italia ka 19,468 viktima, 152,271 të infektuar dhe 32,534 të shëruar.
Spania momentalisht ka 166,019 njerëz të infektuar, 16,972 viktima dhe 62,391 të shëruar.
Kujtojmë se pas përhapjes në Kinë për herë të parë në dhjetor COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi, është përhapur në mbi 181 shtete dhe rajone në të gjithë botën, me epiqendrën e tij duke kaluar në Evropë.