Foto Ilustrim

Policia është duke vazhduar me aksione për t’i parandaluar shkelësit e vendimeve të Qeverisë në kohë pandemie, raporton Llapi.info.

Me këtë rast, Policia ka intervenuar në tri raste ditën e shtunë në Podujevë. Sipas PK-së, vetëm në fshatin Orllan janë shoqëruar në stacion policor 8 të dyshuar, kurse 6 të tjerë në qytet.

“Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 11.04.2020 – 14:50. Janë shoqëruar në stacionin policore gjashtë (6) të dyshuar meshkuj K, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar.

Fsh. Orllan, Podujevë 11.04.2020 – 15:30.  Janë shoqëruar në stacionin policore tre (3) meshkuj dhe një femër, që të gjithë K, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar.

“Fsh. Orllan, Podujevë 11.04.2020 – 15:00.  Janë shoqëruar në stacionin policor dy meshkuj dhe dy femra, që të gjithë K-, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Duhet theksuar se edhe të premten në Podujevë janë shoqëruar 16 persona, të cilët s’i kanë respektuar vendime e Qeverisë së Kosovës.

Kujtojmë, 117 persona janë ndaluar për 24 orë nga Policia e Kosovës pasi nuk kanë respektuar urdhëresat për kufizim të qarkullimit për shkak të koronavirusit./Llapi.info