Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar ndihmën e diasporës për tejkalimin e situatës me COVID-19, shkruan Llapi.info.

Ai përmes një video-mesazhi iu ka kërkuar që t’i qëndrojnë vendit pranë.

“Çdoherë kur Kosova ka pasur nevojë, ju keni qenë pranë saj, dashuria juaj për Kosovën nuk pati kushte madje edhe kur nuk ju kanë përfillur duke ua bërë investimin në Kosovë të pamundur apo votimin nga jashtë gati të pamundur. Remitancat tuaja nuk janë ndalur dhe janë shtuar. Është pikërisht kjo mbështetje që po e shtynë Qeverinë t’i vazhdojë ndryshimet rrënjësore”, ka thënë Kurti, i cili edhe hapi një fond për mbledhjen e shumave.

E kësaj thirrjeje kanë filluar t’i përgjigjen shumë qytetarë nga diaspora. Një prej tyre është edhe Faton Blakçori nga fshati Letanc i Komunës së Podujevës.

Blakçori, i cili jeton në Gjermani i ka ndarë 2 mijë e 500 euro për ta ndihmuar sado pak Kosovën për luftimin e pandemisë COVID-19.

“Sikurse atëherë kur atdheu kërkonte ndihmë për Lirinë e vendit , ashtu edhe sot në kohë Pandemie për menaxhimin e situatës unë u përgjigja në thirrjen e Kryeministrit Albin Kurti Zoti i bekoftë Shqiptarët”, ka shkruar ai në Facebook.

Thirrjes së Albin Kurtit që t’i ndihmoj diaspora me mjete financiare për të menaxhuar situatën me COVID-19, i është përgjigjur edhe Labinot Tahiri, ish-deputeti e humanisti, ani se jeton në Kosovë.

Tahiri, madje për këtë punë ka ndarë 5 mijë euro derisa ka thënë që e përkrah këtë nismë të Kurtit.

Aktualisht në Kosovë ka shkuar në 362 numri i të infektuarve me koronavirus./Llapi.info

Sikurse atëherë kur atëdheu kërkonte ndihmë për Lirinë e vendit , ashtu edhe sot në kohë Pandemie për managjimin e situatës unë u përgjigja në thirrjën e Kryeministrit Albin Kurti Zoti i bekoft Shqiptarët

Gepostet von Faton Blakqori am Sonntag, 12. April 2020