Të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë kanë filluar të prodhojnë maska për fytyrë, të cilat ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Këtë e ka bërë të ditur Ambasada Amerikane në Prishtinë përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Përballë vështirësive financiare, të mbijetuariat e dhunës seksuale në Kosovë nga Drenasi, zakonisht fitojnë për jetesën e tyre duke shitur vepra artizanale. Sot, përmes Qendrës së Rehabilitimit të Kosovës për Viktimat e Torturës ata po bëjnë maska të fytyrës, 100 për qind pambuk, për të ndihmuar në mposhtjen e COVID-19”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane.

Faced with financial difficulties, #Kosovo’s wartime sexual violence survivors from Drenas/Glogovac, normally earn their…

Gepostet von U.S. Embassy Pristina, Kosovo am Montag, 13. April 2020