Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar 11 persona në dy raste të ndryshme në Podujevë, për mosrespektim të masave të Qeverisë për luftimin e koronavirusit, raporton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, të dy rastet kanë qenë në rrugën e qendrës në Podujevë, “Zahir Pajaziti”.
“Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 12.04.2020 – 12:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar është ndaluar, pasi që nuk ka respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria e Kosovës. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 12.04.2020 – 17:20. Janë shoqëruar në stacionin policor dhjetë të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thotë Policia e Kosovës.
Ndërkaq, në nivel vendi, Policia ka ndaluar 102 persona që nuk respektuan urdhëresat për pandemi.
Aktualisht në Kosovë ka shkuar në 362 numri i të infektuarve me koronavirus./Llapi.info