Edhe katër pacientë kanë arritur të mposhtin virusin korona në Kosovë, raporton Llapi.info.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Sipas IKSHPK-së, deri më sot janë shëruar 63 pacientë.

“Sot më 13 prill 2020, janë shëruar edhe katër (4) pacient, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej gjashtëdhjetë e tre (63)”, thuhet në njoftim.

Aktualisht në Kosovë ka shkuar në 377 numri i prekurve me koronavirus, derisa 8 prej tyre kanë ndërruar jetë./Llapi.info