Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se Qeveria e Kosovës, siç e quan ai të shkarkuar, është cenuesi kryesor i Kushtetutës.

“Kushtetuta e vendit të mbrohet nga cenuesit e saj. Qeveria e shkarkuar është cenuesi kryesor i saj. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese kjo qeveri është recidiviste në shkelje”, shkruan Haradinaj.

Sipas Haradinajt, “Vendimi për këtë kufizim nuk është një vendim që i përket specifikave të vendit tonë”.

“Ky vendim e bënë të pamundur zbatimin e tij nga institucionet. Qytetarit i është shkelur e drejta në bazë të specifikave dhe i është pamundësuar të kryej detyrat bazike në kohën e caktuar prej 1 orë e 30 minuta. E ftojmë qeverinë e shkarkuar ta respektoj Kushtetutën dhe t’i zbatojë ligjet në vend”, përfundon Haradinaj.