Deputeti i VV-së, Fitim Haziri dje i reagoi Sekretarit të Përgjithshëm të PDK-së, Uran Ismailit, pasi ky i fundit s’i ndali kritikat e pabazuara ndaj Qeverisë Kurti për menaxhimin e situatës së pandemisë COVID-19.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haziri ka thënë se kur në krye të Ministrisë së Shëndetësisë ishte Uran Ismaili (PDK), kjo ministri nuk ka dhënë specializime, që sipas tij, në Kosovë ka nevojë shumë në këtë kohë për infektiologë, epidemiologë dhe mikrobiologë.

Pash Zotin ku je kanë ma herët, Uran?Një njeri fliste shumë po qe besa edhe keq. I ishte bërë shprehi, sa herë…

Gepostet von Fitim Haziri am Montag, 13. April 2020

E pikërisht për këtë pak orë më vonë reagoi edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. ISHPK-ja konfirmoi se ka mungesë mikrobiologëve, infektiologëve, epidemiologëve.

“Në IKSHPK punojnë 29 mikrobiologë. (Në Prishtinë – 12 vetë dhe në 6 Qendrat -17 vetë). Nevojat bazike, në situatë të zakonshme kërkojnë edhe 32 mikrobiologë të tjerë. (për nivelin qendror – IKSHPK në Prishtinë + 8 specializantë për Mikrobiologji e për çdo QRSHP edhe nga 4 specializantë). Poashtu, nevojiten edhe 29 specializantë për Mikrobiologji Klinike në SHSKUK (5 në Prishtinë) dhe për çdo Spital të Përgjithshëm Rajonal nga 4 specializantë (gjithsej 6 SPR x 4 = 24)”, thuhet në reagimin e IKSHPK-së.

“Në IKSHPK janë 22 epidemiologë për të gjithë vendin (përfshirë të punësuarit në 6 qendrat rajonale). Ndërsa 5 epidemiologë të tjerë punojnë në QKMF (Në 5 komuna: Obiliq, Podujevë, Istog, Drenas dhe Viti). Për nevojat bazike në një situatë të zakonshme nevojiteshin edhe 17 specialistë të tjerë. (5 specializantë për Epidemiologji për nivelin qendror dhe për çdo Qendër rajonale nga 2 specializantë)”, thuhet më tej.  

“Pse nevojiten epidemiologët? Ata kanë rol kyç në hulumtim e mbikëqyrje të rasteve e kontakteve me sëmundje ngjitëse. Metodat specifike të detektimit, hulumtimit e gjurmimit epidemiologjik, e bëjnë angazhimin e tyre gjatë pandemisë të pazëvendësueshëm.  Aktualisht, me 362 raste, 4.795 kontakte, mbi 500 persona në karantinë dhe hyrjeve në pikat kufitare, numri i epidemiologëve që ka vendi është ekstremisht i ultë. Deri tani nuk ka ngecur asnjë proces pune me kaq profesionistë sa kemi, falë gatishmërisë së tyre për të punuar pa ndalur.  Në Qendrën Operative Emergjente punojnë 10 epidemiologë. Ata mbulojnë gjithë territorin e vendit së bashku me epidemiologët e rajoneve”, vijon reagimi.

“Pse nuk kryhen më shumë teste për diagnozë të infeksionit me COVID-19 në laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK? Së pari do të ishte më mirë që të kishim pasur më shumë laboratore për diagnostikë molekulare në sektorin shëndetësor dhe më shumë personel të specializuar në këtë procedurë diagnostike. Por këto kapacitete njerëzore dhe laboratorike nuk mund të krijohen për 2-3 javë e as për 2-3 muaj. Edhe një specialisti të dedikuar për të punuar në diagnostikë molekulare i nevojiten rreth 6 muaj për trajnim në mënyrë që të punojë i pavarur. Gjithashtu edhe kërkesat laboratorike për aparaturë dhe hapësirë të punës nuk mund të krijohen ad-hoc për shkak të kushteve shumë speifike të punës, edhe në rast së në këtë moment ka shumë nevojë për këto”, thuhet tutje./Llapi.info

SITUATA EPIDEMIOLOGJIKE ME COVID-19 NË KOSOVË Më datë 31 dhjetor 2019, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u…

Gepostet von Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës am Montag, 13. April 2020