Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 19:30 në rrugën “Dheu i Kuq” në Podujevë, është iniciuar lënda e rastit pasi të njëjtit nuk e kanë respektuar vendimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me virusin COVID-19, njofton Llapi.info.

“Ndaj dy të dyshuarve meshkuj kosovar është iniciuar lënda e rastit për shkak se  nuk kane respektuar  vendimin e qeverisë së Kosovës lidhur me virusin COVID 19. Në konsultim me prokurorin lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt”, thotë Policia.

Për 24-orë, Policia e Kosovës ka ndaluar 55 persona, të cilët nuk i kanë respektuar masat e vendosura nga autoritetet për frenimin e përhapjes së koronavirusit./Llapi.info