Ka shkuar në 66 numri i pacientëve në Kosovë që e kanë mposhtur koronavirusin, njofton Llapi.info.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Sipas IKSHPK-së, sot janë shëruar 3 pacientë.

“Sot më 14 prill 2020, janë shëruar edhe tre (3) pacient, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej gjashtëdhjetë e gjashtë (66)”, thuhet në njoftim.

Aktualisht në Kosovë janë konfirmuar 387 raste me COVID-19./Llapi.info