Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka arrestuar 70 persona të cilët nuk kanë respektuar vendimet lidhur me pandeminë COVID-19.

Më së shumti persona të arrestuar gjatë 24 orëve pati në komunën e Pejës, ku policia arrestoi gjithsejtë 35 persona, pastaj me nga 10 persona të arrestuar renditen Prishtina dhe Gjakova, në Prizren u arrestuan 5, Gjilan 4 dhe nga 3 persona u arrestuan në Ferizaj dhe Mitrovicë.