Policia e Kosovës ka vazhduar në ndaljen e personave të cilët s’i respektojnë vendimet e Qeverisë në parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, raporton Llapi.info.
Kësisoj, Policia e Podujevës ka intervenuar dje në vetëm një rast. Kështu të paktën thuhet në raportin ditor të PK-së, derisa është bërë e ditur se një person nga fshati Shakovicë është shoqëruar në stacion policor.
“Fsh. Shakovicë, Podujevë 14.04.2020-02:10. Nga njësiti policor është takuar i dyshuari mashkull kosovar i cili nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë, për kohën e kufizimit të lëvizjes së lirë. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së dërguar medieve.
Ndërkaq në nivel vendi, Policia e Kosovës ndaloi 70 qytetarë që s’i respektuan masat kundër koronavirusit./Llapi.info