Policia e Kosovës gjatë 24 orëve nuk ka kursyer ata qytetarë të cilët kanë tejkaluar kohën e lejuar të lëvizjes, duke arrestuar kështu 30 persona.

Të 30 këta persona u arrestuan vetëm në tri komuna. Në Prishtinë u arrestuan 7, Prizren 9 dhe Gjakovë 14.

Rastet e plota:

Fsh. Vasilevë, Gllogoc 15.04.2020 – 11:30. Janë shoqëruar pesë të dyshuar meshkuj K, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. Hasan Prishtina, Obiliq 15.04.2020 – 12:15. Është shoqëruar në stacionin policore i dyshuari mashkull K, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.

Rr. Dalip Alshiqi, Prishtinë 15.04.2020 – 18:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull K, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.

Fsh. Mushtisht, Suharekë 15.04.2020 – 21:00. Janë shoqëruar në stacion policor katër të dyshuar meshkuj K, pasi të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. Haxhi Zeka, Prizren 15.04.2020 – 22:15. Janë shoqëruar në stacion policor pesë të dyshuar meshkuj K, pasi të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fsh. Astrazup, Malishevë 15.04.2020 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fsh. Balicë, Malishevë 15.04.2020 – 20:50. Janë ndaluar trembëdhjetë (13) meshkuj K, pasi të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë, duke u grumbulluar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt përveç pronarit të lokalit i cili është dërguar në mbajtje.