Brenda 24 orëve në Spanjë konfirmohen 5.183 raste të reja me COVID-19, numri i përgjithshëm i viktimave shkon në mbi 19 mijë
Spanja ka shënuar sërish rritje të personave të prekur me COVID-19, pasi vetëm brenda 24 orëve janë regjistruar 5.183 persona të testuar kanë rezultuar pozitiv.
Ndërkaq dje në këtë vend ishin raportuar 5.092 raste të reja me COVID, duke bërë që dita e sotme të konsiderohet më e vështira, dhe duke e quar numrin e përgjithshëm të prekurve me coronavirus në 182.816, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu janë raportuar 551 vdekje të reja, dhjetëra persona më shumë krahasuar me ditën e djeshme kur ishin regjistruar 523 të vdekur. Si rezultat i kësaj numri i përgjithshëm i të vdekurve ka shkuar në 19.130.