Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, tha se kanë lëshuar mbledhjen e Kryesisë për shkak se kërkesa e kryetares së Kuvendit për hartimin e një ligji të veçantë për menaxhimin e situatës më Coronavirus duhet fillimisht të shkojë në Qeveri, raporton Ekonomia Online.
Gashi më tej ka sqaruar vendi është në krizë politike dhe se kjo çështje mund të zgjidhet vetëm me formimin e një Qeverie të re.
“Në rend dite ishin 3 nisma legjislative një nga kryetarja dhe dy nga PDK-ja. Ne e dhamë qëndrimin se vendi është në krizë politike, për këto procedura duhet të shkoj në Qeveri për mendim këtë e thotë rregullorja”.
“Qeveria nuk mund të jep mendim, kemi një krizë politike që mund të zgjidhte në dy forma të kemi një Qeveri të re, nëse nuk e merr përsipër atëherë presidenti duhet të respektoj të drejtat kushtetuese”.
“Për shkak të pamundësisë të kemi një marrëveshje, e kemi përsëritë disa herë procedurat ne e kemi lëshuar mbledhjen e Kryesisë, ka mbet të martën të takohemi”.
Ndërkohë, kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani nuk është prononcuar për mediet.