Gazetari dhe autori britanik, Tim Judah, në një intervistë për KTV-në ka thënë se në tavolinën e bisedimeve Kosovë – Serbi është diksutuar edhe për territore.
Sipas Judah, në këto diskutime janë përmendur Veriu i Kosovës, Lugina e Preshevës dhe Asosacioni me Komuna Serbe.
“Shumë njerëz e dijnë, sipas burimeve, që kjo çështje ka qenë në tavolinën e diskutimeve. Sipas burimeve të mia, është diskutuar për shkëmbim të territoreve, janë tri pjesë: Veriu i Kosovës, Lugina dhe Asosacioni i Komunave Serbe”, ka thënë gazetari Judah.
Sipas tij, presidenti serb Vuçiq ka këmbëngulur në Asosacionin e Komunave me fuqi ekzekutive.
Dialogu Kosovë – Serbi për normalizimine marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, është pezulluar, që nga koha kur ish kryeministri kosovar Ramush Haradinaj vuri tarifën 100% kundër mallrave serbe, në nëntor të 2018-tës.