52 është numri i pacientëve me koronavirus të hospitalizuar në Klinikën Infektive të QKUK-së, ka bërë të ditur Faik Hoti, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë. Ai ka thënë dy prej tyre janë në gjendje kritike.

Hoti ka thënë se nga Klinika Infektive sot do të lirohen pesë persona të shëruar nga koronavirusi, ndërsa klinika është në pritje të rezultateve për gjashtë raste, kurse shtatë janë testuar dhe kanë rezultuar negativ për Covid 19.

Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid 19:

Nga 52 pacientët e infektuar me Covid 19

• 40 raste janë në gjendje stabile,

• 11 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive

• Në mjekimin intensiv janë në gjendje kritike 2 pacientë, prej të cilëve njeri është në oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe një paciente është në ventilim mekanik.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor, ka përfunduar ai.

Deri tash në Kosovë janë regjistruar 449 raste me koronavirus. Janë shëruar 79 persona, ndërsa 11 kanë vdekur.