Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka ndjekur shembullin e shefit të saj të partisë, kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

Ajo ka vendosur që ta jep gjysmën e pagës për luftimin e pandemisë Covid-19.

”Edhe unë i bashkohem nismës së Kryeministrit dhe kolegëve të mi deputetë duke ndarë gjysmën e pagës sime.

Në këtë situatë emergjente shëndetësore shteti ka nevojë për ndihmën e secilit nga ne. Ne mund të ndihmojmë duke qëndruar në shtëpi e duke respektuar rregullat, e për ne që kemi sado pak mundësi edhe duke ndarë një shumë modeste për fondin e Qeverisë së Kosovës.

Asnjëherë më shumë si shoqëri se në këto ditë të vështira nuk e kemi ndier nevojën për një sistem të zhvilluar publik shëndetësor.

Ta mbajmë në këmbë sistemin tonë publik shëndetësor. Pa të nuk do të mund t’ia dalim.

P.S. E ata që e kanë vjedhur paranë publike duhet një nga një t’ia kthejnë sot shtetit”.