Anthony Joshua ka shfrytëzuar kohën në karantinë shkaku i coronavirusit, për të folur për boksierët që dëshiron të përballet para se t’i varë dorëzat në gozhdë.

Kampioni botëror i boksit IBF, IBO, WBA dhe WBO është njëri nga boksierët më të mëdhenj të dekadës së fundit.

Ai ka arritur të fitojë titujt më të rëndësishëm në peshat e rënda dhe tashmë është emri më i kërkuar për t’u ndeshur.


Britaniku ka bërë një intervistë në YouTube me mediumin Sky Sports Boxing dhe aty ka zbuluar emrat e kundërshtarëve që dëshiron t’i ketë para pensionimit.

Joshua ka zbuluar se janë gjashtë boksier që ai dëshiron të luftojë para se të tërhiqet nga boksi aktiv.

31-vjeçari zgjodhi Oleksandr Usyk, Deontay Wilder, Tyson Fury, Luis Ortiz, Jarrell Miller dhe Adam Kownacki, i cili duket emri më i befasishëm.

Pas zbulimit të emrave nga ana e Joshuas, shumë dashamir të sportit e në veçanti të boksit do të donit të ketë një lufte me ndonjërin mes Wilder apo Fury.