Në Klinikën Infektive të QKUK-së të shtrirë janë 55 pacientë që janë të prekur me Covid-19.

Këtë e bëri të ditur për klankosova.tv infektologja Vera Berisha, e cila deklaroi se tre pacientë janë shëruar dhe janë lëshuar nga klinika.

“Prej tyre 14 pacientë janë me oksigjeno-terapi, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje të rëndë dhe janë në mjekim intenziv”, ka thënë Berisha.