Liburn Aliu nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se partitë e PLAN-it nuk kanë problem me Serbinë, por me VV-në, drejtësinë dhe reciprocitetin.
Sipas tij, kjo u tregua sot kur presidenti i PLAN-it bëri thirrje që Kosova të heqë dorë nga reciprociteti me Serbinë.
“Është interesante që të gjithë ata që janë kundër reciprocitetit me Serbinë, pra ata që janë mësuar me importimin dhe kontrabandimin gjithçkaje nga Serbia sot po janë më të zëshmit në sulmin në lidhje me pranimin e 1,000 testeve nga Serbia”.
“Po të njëjtit nuk e kanë pasur problem në të shkuarën që në kushte normale (dhe jo të krizës që gjendemi) të importohet qoftë oksigjen e qoftë gjak ose qoftë edhe të pranohen si donacione serume të ndryshme, që janë bërë në të shkuarën, po nga Serbia”.
“Ju të PLAN-it nuk e keni problem Serbinë, se me të keni biznes e dallavere, ju problem të vërtetë realisht e keni VETËVENDOSJEN, drejtësinë dhe reciprocitetin. Kjo u tregua dhe sot, kur presidenti i PLAN-it bëri thirrje që Kosova të heqë dorë nga reciprociteti me Serbinë. Pikërisht sot, në shtatëvjetorin e marrëveshjes Daçiq-Thaçi për Zajednicën e Bosnjëzimin e Kosovës”.