Imami i Xhamisë së Vjetër në Podujevë, Imri Llugaliu, ka bërë të ditur se nesër do të organizohet një aksion humanitar në Podujevë për t’i ndihmuar familjet e varfëra.

Ky aksion do të realizohet në bashkëpunim me xhematin e Xhamisë së Vjetër, të cilët nesër në namazin e xhumasë do të vijnë me gjëra ushqimore në këtë xhami.

“Ky aksion në këtë muaj të shenjtë po bëhet që të jemi sa më pranë të varfërve e sidomos para bajramit t’i gëzojmë këto familje në nevojë” ka thënë Llugaliu.

Ai ka shtuar se kushdo që nuk mund ti bashkangjitet kësaj bamirësie nesër, këtë mund ta bëjë edhe ditëve tjera, sepse ky aktivitet do të vazhdojë deri në Bajram./llapi.info