Kryetari i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa, pas takimit konsultativ me strukturat e larta të subjektit që drejton, e ka komentuar mosprezencën e nënkryetares Vjosa Osmanit në këtë takim.
Ai ka thënë se Osmani e ka bërë të ditur tashmë qëndrimin e saj i cili ishte kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti dhe kundër formimit të koalicionit me partitë e tjera, njofton Klan Kosova.
“Vjosa Osmanin nuk e përjashtuam sepse ajo e ka dhënë qëndrimin e saj. Ajo është deklaruar dhe mua më ka interesuar edhe deklarimi i të tjerëve”.
“Në fakt ajo e ka dhënë qëndrimin e saj – që është kundër mocionit të mosbesimit dhe kundër koalicionit me AAK, AKR dhe Nisma – dhe unë kam dashur edhe mendimet e tjera”.
“Emrin e mandatarit nuk e kemi akoma sepse kur të vjen puna që të jemi gati për formimin e Qeverisë së re; atëherë ne do ta sqarojmë atë dhe do të dalim me emër konkret”.