Nuk e pohoi, por as nuk e mohoi.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, nuk po e përjashton mundësinë të jetë kandidat për kryeministër të ardhshëm, njofton Klan Kosova.
Kjo si opsion kur LDK, pritet të jap një emër për mandatar pasi që Vetëvendosje duket se nuk do të dërgojë emrin për mandatar te Presidenti Hashim Thaçi që ka paralajmëruar veprim këtë javë.
Mustafa , thotë se u bë mirë që partia e tij dhe VV, u ndanë nga koalicioni dhe se kur ta bëjnë Qeverinë e re me AAK, dhe disa parti tjera të vogla do krijojnë sistem mirëqeverisjes.