Foto ilustrim

Policia e Kosovës, në raportin e saj 24 orësh ka bërë të ditur se ka ndërmarrë ndaj personave për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë, njofton Llapi.info.

Kësisoj, dy persona në Podujevë janë shoqëruar në stacion policor gjatë ditës së djeshme. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj të përditshëm.

“Podujevë 19.04.2020 – 16:20. Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Podujevë 19.04.2020 – 16:40. Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

Ndërkohë, Policia e Kosovës gjatë 24 orëve ka arrestuar 30 persona të cilët nuk kanë zbatuar vendimet e Qeverisë lidhur me pandeminë COVID-19./Llapi.info