Një vaksinë kundër COVID-19 e zhvilluar në Universitetin e Oksfordit do të testohet te njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar nga e enjtja e kësaj jave.

Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock tha sot se ai po ‘hidhte gjithçka në përpjekjen për të zhvilluar vaksinën e parë në botë.

Qeveria do t’u japë shkencëtarëve një shtesë prej 20 milion £ për të ndihmuar në projektin e tyre, tha Hancock.

Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock, ka thënë se është i sigurt se do të bëjnë çkado që kanë në dorë për zhvillimin e vaksinës, raporton BBC.