Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 08:00 në magjistralen Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Penuhë, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona.

Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 08:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Penuhë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Ne këtë aksident janë lënduar 2 persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, në 24-orët e fundit kanë ndodhur 19 aksidente në nivel vendi, 10 kanë rezultuar me persona të lënduar, kurse 9 prej tyre vetëm me dëme materiale./Llapi.info