Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Majqinovci, ka komentuar vendimet e fundit të Qeverisë për të shkarkuar bordet e tre kompanive të mëdha.
“Abuzimet e padrejtësitë e mëdha në KEK, Ibër Lepenc, IPK, agjenci të pavarura dhe në kompanitë publike po e marrin përgjigjen, jo nga njerëz e grupe politike por nga ligji”, është shprehur ai përmes Facebook.
“Shkarkimet dhe suspendimet duhet të vazhdojnë në çdo agjenci ekzekutive dhe kompani publike ku ka shkelje ligjore dhe abuzime”.