Vedat Muriqi ka vendosur përfundimisht të largohet nga Fenerbahce gjatë afatit kalimtar veror.
Sulmuesi kosovar ka shkëlqyer në vitin e tij të parë në Stamboll, ku në 28 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës ka shënuar 15 gola dhe ka bërë gjashtë asistime.
Falë paraqitjeve fantastike me Fenerbahcen, shumë skuadra të njohura evropiane synojnë transferimin e Muriqit.
Tottenham Hotspur, Leicester City, Aston Villa dhe Burnley janë skuadrat angleze që e duan lojtarin.
Muriqi i ka konfirmuar drejtuesve të klubit se dëshiron të largohet në verë në drejtim të një kampionati më të fortë.
Fenerbahce po përballet me krizë financiare pas shpërthimit të Covid-19 dhe tani i ka vendosur një çmim të ri kosovarit.
Klubi i madh turk kërkon 15 milionë euro plus bonuset për ta lënë të lirë Muriqin të largohet, ku pjesa prej 15% e shumës do t’i shkonte ish-skuadrës së prizrenasit Rizesporit.
Përveç skuadrave angleze, Muriqin e duan edhe Lazio, Fiorentina, Napoli, Real Betis, Monaco e Eintracht Frankfurt.