Dy persona janë arrestuar në dy raste të ndara në Podujevë, raporton Llapi.info.

Arrestimi i tyre është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, pasi të njëjtit akuzohen për kanosje.

“Podujevë 25.04.2020-11:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti përmes rrjeteve sociale kishte ofenduar-kanosur. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thotë Policia e Kosovës.

“Podujeve 25.04.2020 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendim te prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar ne mbajtje”, thuhet tutje në raportin e PK-së./Llapi.info