Podujeva, foto arkiv

Policia mbrëmë ka arrestuar një të mitur në Podujevë, pasi që i njëjti kishte sulmuar një femër poashtu e mitur, njofton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.

“Podujevë 26.04.2020-21:38. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosvare (e mitur) të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervenimit në praninë e prindit të tij është dërguar në mbajtje për 24-orë”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së./Llapi.info